Udhërrëfyes i shkurtër për garat e matematikës

Disa nxënës më kanë pyetur rreth materialeve për gara të matematikës. Më poshtë po i rendis disa prej tyre. Sidoqoftë, ju sugjeroj fuqimisht që, krahas këtyre burimeve, të keni edhe një mentor që ju udhëheq gjatë rrugëtimit me këshillat e tij.

Kuptimet Bazike

Është e domosdoshme të kuptoni mirë gjykimet dhe rrjedhimet logjike. Disa prej temave kryesore janë:

  • Gjykimet
  • Konjuksioni, Disjunksioni, Implikimi, Ekuivalenca, Negacioni
  • Kuantifikatorët
  • Vërtetimi direkt
  • Vërtetimi me kontradiksion
  • Vërtetimi me kontrapozicion
  • Vërtetimi me induksion

Algjebër

Për algjebrën, zakonisht është më mirë që temat të mësohen nga libra të ndryshëm. Disa materiale të rekomanduara janë:

  • Inequalities: Theorems, Techniques and Selected Problems
  • Advanced Olympiad Inequalities
  • Ekuacionet funksionale:
    • Functional Equations (Titu Andreescu)
    • Functional Equations (Amir Parvardi)

Për polinomet dhe sekuencat nuk kam një burim të caktuar, por mund t’ju ndihmojnë edhe materialet trajnuese të ekipit të Kanadasë për IMO. Në çdo rast, për algjebrën konsultohuni me një trajner të kësaj fushe.

Teori Numrash

Rekomandohen këto libra:

  • Problems of Number Theory in Mathematical Competitions
  • 104 Number Theory Problems
  • Modern Olympiad Number Theory

Gjeometri

Për gjeometrinë sugjeroj:

  • Challenging Problems in Geometry
  • Euclidean Geometry in Mathematical Olympiads
  • A Beautiful Journey Through Olympiad Geometry
  • Lemmas in Olympiad Geometry

Kombinatorikë

Materiale të dobishme janë:

  • Problem-Solving Strategies
  • The Art and Craft of Problem Solving
  • 102 Combinatorial Problems
  • Combinatorial Problems in Mathematical Competitions
  • Principles and Techniques in Combinatorics
  • Problem-Solving Methods in Combinatorics

Për renditjen e materialit dhe kapitujve në kombinatorikë, do t’ju ndihmojë më së miri një trajner i fushës.


Posted

by

Tags: