Unë jam Dren Neziri, matematikan dhe mësues. Kam përfaqësuar Kosovën në olimpiada ndërkombëtare të matematikës, ndërsa aktualisht jam aktiv në olimpiadat e matematikës në Kosovë dhe jam trajner i ekipit të Kosovës në gjeometri, ku punoj me nxënës të talentuar dhe të përkushtuar në zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve matematike.
Jam autor i disa problemeve të përdorura në olimpiadat kombëtare të Kosovës, si dhe autor i problemeve që janë përfshirë në listat e ngushta (shortlist) të Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës (IMO) dhe të Balkan Mathematical Olympiad (BMO). Një nga problemet e mia është përfshirë edhe në Junior Balkan Mathematical Olympiad (JBMO).
Në rrafshin ndërkombëtar, kam qenë anëtar i Komisionit të Përzgjedhjes së Problemeve të EGMO (EGMO PSC) dhe koordinator në gara si EGMO dhe JBMO. Këto përvoja më kanë mundësuar të kontribuoj në zhvillimin profesional dhe në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të matematikës.
Ky blog është një përzierje reflektimesh: gjeometrike dhe personale.